12 minatorë të Minierës së Trepçës janë suspenduar nga puna me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës.
Vendimi u morë sot ndërsa 12 punonjësit e suspenduar raportohet se janë: Bajram Sadiku, Fehmi Haradini, Adnan Brahimi, Isa Tahiri, Edmond Selimi, Mensur Salihu, Burim Morina, Blerim Salihu, Isa Brahimi, Zaim Ahmeti, Rifat Lushtaku dhe Beqir Peci.
Pas kësaj ka reaguar i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili tha se largimi i këtyre minatorëve të ‘Trepçës’ nga puna vetëm pse kërkuan të drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm.
“Kërkoj nga menaxhmenti i “Trepçës” shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës”, tha Bahtiri, transmeton lajmi.net.
Tutje ai theksoi se para se të merren me masa disiplinore ndaj punëtorëve, menaxhmenti duhet të punojë më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të ‘Trepçës’.