Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka dëniar ashpër heqjen e dhunshme të flamujve të Turqisë në Prizren, përcjell KosovaPost.
Ai ka thënë se të arrestuarit do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.
Sveçla më tej ka theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike.
“I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njejtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar. Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë:
I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit.
Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njejtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.
Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike.