Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke komentuar procesin e reciprocitetit në targa me Serbinë, ka thënë se epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli.
Sveçla ka shkruar në Facebook se Kosova ka Qeveri të re sovrane të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion.
“Sovraniteti dhe ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht. Krimi dhe korrupsioni do të luftohen në çdo cep. Policia e Kosovës e dëshmoi për 13 ditë se përveç që është profesionale është edhe gatshme të kryej misionin e saj me sukses”, ka shkruar Sveçla.