Sveçla: Nuk do ta ndalin betejën për shtet e drejtësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfiskimit të armëve në veri të Kosovës. Ai e ka quajtur këtë operacion  si vendosmëri për ta luftuar tendencën destabilizuese që ka për synim Serbia, përcjell KosovaPost.

“Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ai ka theksuar se nuk do ta ndalin betejën për shtet të së drejtës.

“Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar tutje Sveçla.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika