Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditën e sotme e ka nisur me një falënderim për Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se përkushtimi për sundim të ligjit, na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike.
‘’Puna e Policisë së Kosovës dhe përkushtimi për sundim të ligjit, na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike.Vetëm ditëve të fundit, kemi arritur konfiskimin e një veture e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane si dhe është arrestuar një person të kërkuar nga Mali i Zi, me urdhër arrest ndërkombëtar.Kemi mirëpritur falenderimet e veçanta nga pala gjermane e ajo malazeze, të cilave i ritheksojmë përkushtimin në bashkëpunimin tonë’’, ka shkruar Sveçla.
Këto raste janë dëshmi e profesionalizmit të Policisë së Kosovës, i cili nuk mungon asnjëherë, në asnjë rast, ka theksuar më tutje Sveçla.