Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen thirrjeve për protestë në Jug të Mitrovicës me synim drejtë veriut të vendit.
Sveçla tha se përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme.
“Thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Sipas tij, mbështetja qytetare e këtyre ditëve karshi vendimeve të Qeverisë, janë garancë e vendosjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në veri të vendit.
Teksa ka ftuar “gjithë qytetarët që të mos i përgjigjen këtyre thirrjeve të dyshimta dhe organizimeve anonime”.
Ndryshe edhe Policia e Kosovës i ka ftuar qytetarët që t’i shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në këtë protestë