Gjatë këtij takimi, Abbott e uroi Sveçlën për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.
Ministri e njoftoi ambasadorin me prioritetet e ministrisë si dhe e falëndero për përkrahjen deri më tani dhe për gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar.