Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ua ka ndarë statusin e mbrojtjes së përkohshme gazetareve ukrainase që janë duke u strehuar në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Sveçla thotë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen, me të gjithë organizmat institucionalë.
“Në kuadër të angazhimit tonë institucional, ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas”.
“Gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës. Ndërsa, vlerësuan lartë programin pasi ky program ju mundëson që të punojnë në profesionin e tyre dhe nëpërmjet saj të ndihmojnë Ukrainën, siç thanë “Arma jonë është fjala”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme pata nderin të mirëpres në takim gazetaret nga Ukraina të cilat kanë mbërritur në Kosovë përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo “.
Rezistenca, vendosmëria dhe lufta e drejtë e popullit ukrainas mbeten inspirim për gjithë botën demokratike. Të dy shtetet tona ndajnë përvojën e njejtë të luftës dhe ne angazhohemi që të ofrojmë ndihmën e parezervë që të gjithë të ndihen të sigurt në vendin tonë.
Në kuadër të angazhimit tonë institucional ne kemi ofruar mbështetjen nëpërmjet dy projekteve, atë të strehimit të gazetarëve dhe të popullit ukrainas deri në 5000 persona. Deri më tani si pjesë e programit që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas.
Gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës. Ndërsa, vlerësuan lartë programin pasi ky program ju mundëson që të punojnë në profesionin e tyre dhe nëpërmjet saj të ndihmojnë Ukrainën, siç thanë “Arma jonë është fjala.”
Në këtë takim, gazetarëve ukrainas u ndava edhe vendimin i cili garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen me të gjithë organizmat tanë institucional.
Shpirti guximtar dhe e drejta për të mbrojtur vendin tuaj do të triumfojnë kundrejt agresionit të padrejtë rus.