Gazetari Valon Syla ka folur për ata që po e presin Qeverinë Kurti, duke thënë se para se të fillojë stina e verës, ndoshta qytetarët e Kosovës do të vaksinohen me vaksinat antiCOVID.
Syla përmes një postimi në Facebook ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave, nuk do të ketë asgjë deri më 2025.
“Oh ooo. Kemi mu knaq. Sa oportunisti po fotografohet e po pret ne rend tu e pritë Qeverinë Kurti. Gjynahat s’pe kuptojnë që s’ka vend për krejtë. As në Telekom, as në KEK, as në Postë, e as në Qeveri. Mem ngu mu i bleni tazat. Se qumshti, edhe kiflet kanë me qene pa pare.
Vakcinat, liberalizimi i vizave e këto… te kqyrim. Qysh ja kanë nisë pak para se me shku në deti, na e jepin ka 1 vakcinë, nashta. A për viza shihemi me 2025. Ma mirë, nisjani kadale shkelni në tokë”, ka shkruar Syla.