Ta hartojmë planin tonë kombëtar

Ta hartojmë planin tonë kombëtar

Shkruan: Abdullah Klinaku

Lindja apo perëndimi? Dy shtete shqiptare apo një shtet i bashkuar shqiptar? Lugina e Preshevës ti bashkohet Kosovës apo të ketë trajtim të veçantë brenda Serbisë? Shkëmbim territorial apo veri me status të veçantë? Shqiptarët në Maqedoni të vazhdojnë integrimin apo ti rrisin ambiciet nacionale për shkëputje? Çështja shqiptare me pavarësinë e Kosovës dhe me përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni është mbyllur apo ka shumë çështje të hapura nacionale? Integrimi evropian apo identiteti fetar, janë në harmoni apo në kundërshtim?

Këto janë vetëm disa dilema të çështjes sonë nacionale.
Këto dilema nuk kanë përgjigje të unifikuar nga politika shqiptare, akademia apo inteligjencia jonë mbarëkombëtare.
Përgjigjet janë të copëtuara e të fragmentuara nga politika shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ka dallime të mëdha dhe ka diferencime të theksuara në këto çështje midis intelektualëve shqiptar të Tiranës, Prishtinës apo Shkupit. Gjithë këto dilema kërkojnë përgjigje të unifikuar, të planifikuar dhe që ndërtohet mbi një plan kombëtar i cili fatkeqësisht nuk ekziston.

Ne, duhet të përpiqemi të hartojmë planin tonë nacional i cili nuk ndërlidhet me politika ditore e as me një grup politik. Plani nacional duhet të ndërtohet mbi interesat e politikave ditore, partive politike apo grupeve të interesit. Plani nacional duhet të burojë nga vullneti i shqiptarëve, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës, Çamërisë e Malit të Zi. Një plan i tillë i cili buron nga një diskutim popullor, i organizuar nga elita politike, intelektuale, akademike e ekonomike, do të arrinte në disa konkluzione të rëndësishme për ndërtimin e vizionit kombëtar për të ardhmen. Duke i ndërlidhur shqiptarët përmes debatit publik me një plan nacional, besoj fuqishëm se do të rikthente ndjesinë e mirëfilltë qytetare dhe shpresën për të ardhmen e kombit tonë.

Plani nacional, përveç debatit publik gjithëkombëtar ai duhet të organizohet dhe mbikëqyret nga ekipi i unitetit kombëtar i cili do të përbëhej nga shqiptarët e të gjitha trojeve dhe diaspora. Struktura dhe organizimi i tij duhet të ngritët mbi një statut organizativ që e nxjerrin qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ekip i unitetit kombëtar, duhet ta ketë planin e veprimit dhe dinamikën kohore. E mbi të gjitha anëtarët e këtij ekipi duhet të jenë patriot e atdhetar, të ditur e të sinqertë, të guximshëm dhe të urtë, besnik dhe të qëndrueshëm si dhe kompetent e të palodhshëm.

Ekipi i cili punon për hartimin e planit nacional duhet të jetë i nxitur nga qëllimi fisnik për fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Ballkan, i motivuar nga dashuria për atdheun dhe i hapur ndaj vlerave tona kombëtare, kulturore e tradicionale.
Plani kombëtar duhet të jetë pasqyrimi i ambicieve tona, duhet të jetë vizioni i të ardhmes sonë dhe instrumenti kyç për paqe dhe stabilitet në Ballkan! Prandaj, duhet ta bëjmë!

You may also like

Trump: ‘Marreveshjet me Saudine na mbajne me mijera vende pune’

Presidenti Trump ka reagur per rastin Khashikci dhe