Dje u mbajt seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, seancëë kjo e thirrur nga Kryeministri, Albin Kurti, në lidhje me referendumin e planifikuar serb që të mbahej në Kosovë, gjë e cila ishte refuzuar kategorikisht nga Kryeministri Kurti, shkruan KosovaPost.
E, sot, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke e bërë një lloj arsyetimi për mungesë të PDK-së dje në Kuvend, ai përmendi se seanca e djeshme e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme dhe ata e kanë parë i tallje me deputetët e opozitës.
Për këto arsye ai tha se nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.
“Seanca ka qenë e panevojshme dhe unë e kam pa më shumë si tallje me deputetët e opozitës. Pikërisht sa i përket kësaj tallje, nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e një seancë të tillë”, tha Tahiri.