Shefi i grupit parlamentar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin.
Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka shtuar se refuzon të të bëhet pjesë e një kulture politike arbitrare.
Tutje ka shkruar Tahiri se “Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin”.
Postimi i plotë i Tahirit:
Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e Tetë (VIII), të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin.
E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare”.