Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti që mori pjesë në votimin në Shqipëri, shkruan Kosova Post.
Tahiri fillimisht e kritikoi Qeverinë Kurti, për mungesë programi, sipas tij ende pas katër muajsh, “të mos keni ende një dokument me të cilin ju iu adresoheni qytetarëve dhe ju iu adresoheni çështjeve”, është e pajustifikueshme.
Ai po ashtu e kritikoi Kurtin që mori pjesë në procesin e votimit në Shqipëri.
“Votimi i djeshëm në Tiranë, nuk mendoj se e ka forcuar demokracinë në Shqipëri”, tha Tahiri, duke i bërë thirrje Kurtit që t’iu kthehet punëve që e presin në vend, duke e përmendur këtu mungesën e vaksinave anti-covid./KosovaPost/