Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka komentuar qëndrimin e Qeverisë Kurti në lidhje me marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se për këto 100 ditë nuk kemi arritur me pa punën e Qeverisë për këtë marrëveshje, shkruan Kosova Post.
“Ne siç dihet historikisht kemi përkrahur proceset dialoguese, fatkeqësisht nuk kemi arritur me i marrë vesh në atë kohë qëndrimet e Qeverisë për këtë marrëveshje”, tha Tahiri.
Sipas Tahirit njohja me Serbinë është thjesht marrëdhënia e dy shteteve diplomatike, realisht ne nuk e njohim njëri- tjetrin.
Ai tha se njohja në OKB është qëllimi jonë final në të cilën Kosova nuk mund të bllokohet nga asgjë.
Sa i përket angazhimit të SHBA-ve ai tha se ne nuk kemi dyshuar në angazhimin e SHBA-ve në fuqizimin e Kosovës, për njohjën nga Serbia.
“Pavarësisht çka ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë kjo ka qenë proces i dialogut i kordinaur mes SHBA-së dhe BE-së”.
Tutje Tahiri tha se Qeveria për këtë 100 ditësh do të duhej të dilte me një raport për këtë marrëveshje, fatëkeqsëisht ne nuk kemi pa.
“Kërkoj nga kryeministri Kurti një analizë për secilën pikë për këtë marrëveshje, a keni pas kontakt me SHBA-në sa i përket kësaj marrëveshje, apo a e keni lexu raportin për marrëveshjen e Ujmanit apo cili është qëllimi kësaj, a ka ardh ndonjë dokument që duhet me u implementu?”, ka pyetur pa reshtur Tahiri kryeministrin Kurti.
Tutje Tahiri ka kërkuar nga Kurti në Kuvend të flas vetëm për të ardhmen e vendit dhe jo për të kaluarën.
“Mos dil me komentu ma herët çka ka ndodh, i dijmë krejt, dil me na fol për të ardhmen, për marrëveshjen, për angazhimin tonë, për me rikuperu diçka nese është bërë dëma. Koncentrohu, fokusohu mos u merr me tkalumen, kemi plotësisht të drejt me qenë skeptik kur folet për ty”.
“Çdo seancë merresh me të kaluarën, përralla për të kaluarën”, shtoi tutje ai.