Tahiri ndihet krenar që debutoi për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

Tahiri ndihet krenar që debutoi për Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka thënë se renditja e tij në disiplinën kombinim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 (LOD) në Pyeongchang nuk a qenë e keqe, pasi zuri vendin e 37-të në garën debutuese të tij në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Albin Tahiri thënë se ndihet krenar që përfaqëson Kosovën në këto Lojëra.

“Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara”, ka thënë Tahiri.

Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total në disiplinën kombinim albin në PyeongChang 2018.

Në garën e parë në lëshim, Tahiri arriti kohën 1:23:84, duke zënë vendin e 55-të nga 65 garues në total.

Ndërsa, në sllallom, 28-vjeçari arriti kohën 2:23.40, duke u renditur i 36-ti.

“Kur e pashë që garuesit e tjerë kishin probleme, desha vetëm ta përfundoj garën. Unë e përfundova lëshimin dhe vendi i 36-të [në sllallom] nuk është i keq. Unë arrita të jem në vendin e 36-të nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”, tha Tahiri, shkruan Express. Kosovari përfundimisht zuri vendin e 37-të pas dy garave në këtë disiplinë. Gara e tij e radhës është pasnesër.

“Unë pres të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, theksoi ai sot drejtpërdrejt nga PyeongChang i Koresë së Jugut, për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

You may also like

Suhareka përmbytet nga vërshimet

Në qytetin e Suharekës, reshjet e shiut kanë