Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke i përcjell nga afër situatën pas vërshimeve në komuna.
“Tashmë jemi në koordinim të ngushtë Qendrën e Situatave, me komunat dhe institucionet qendrore për menaxhimin e situatës”, ka thënë ai
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të qëndrojnë afër qytetarëve.
“I sigurojmë qytetarët se do t’iu qëndrojmë afër dhe u kërkojmë që jenë edhe vet të mobilizuar që situata të jetë më e menaxhueshme!”, ka shkruar ai.