Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, nuk ka dhënë një qëndrim final rreth shtyrjes së procesit zgjedhor, meqë u shpreh sot se deri më sot, nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të tillë.
Ndërkaq lidhur me deklaratat për arkivat e UÇK-së, Tahiri, potencoi se një gjë e tillë i duket e pabesueshme, njofton Klankosova.tv.
”Deri tani PDK-së nuk i është dërguar asnjë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Nuk mund të flas për diçka të tillë”.
”Është e pabesueshme që diskursi i zhvilluar në Beograd për luftën e UÇK-së, e cila ka bërë luftë të pastër çlirimtare, tashmë ai diskurs, po zhvendoset nga Beogradi në Bruksel, e nga Brukseli tek kryeministri dhe zyrtarë të lartë qeveritarë të kësaj mazhorance”.
”Është dëshmuar shumë herë lufta e pastër e UÇK-së”.
”Por të kthehet përsëri ai diskurs, për t’u hapur arkiva dhe të hapen debate me diskurs shumë të rrezikshëm për historinë tonë. Edhe sot po më duket e pabesueshme një deklaratë e tillë e kryeministrit të Kosovës, nga ajo që është diskutu dje në Beograd e sjell sot në Prishtinë”.
”Edhe sot me ra në këtë kurth, me ra qeveria jonë në këtë kurth, sinqerisht, nuk po mund të besoj ende që kryeministri ynë flet me një gjuhë të tillë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.