Ish-bartësja e konglomerat pozitash shtetërore në Repulikën e Kosovës, Edita Tahiti, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në rrjetin socia për të reagur përkitazi miratimit të një dokumenti strategjik për zhvillimin afatgjatë të ushtrisë serbe, transemton Kosova Post.
Strategjin në fjalë Tahiri e ka gjykuar si aspiratë të Serbisë për forcimin e ushtrisë së saj kundër vendeve si Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja.
Sipas saj, edhe iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” është në shërbim të forcimit të ushtrisë serbe.
“‘Ballkani i Hapur’ për të rritur ushtrinë e Serbisë. Vuciqi hapi letrat, në sipërfaqe punon gjoja për bashkëpunim tregtar ndërsa në strategji synon forcimin e ushtrisë serbe kundër vendeve si Kosova, Shqipëria, Kroacia dhe Bosnja. Thekse nga dokumenti strategjik ushtarak janë bërë publike nga mediat serbe. Faktorët perëndimor duhet të reagojnë për ta ndalur disbalancin ushtarak në rajon që kërcënon paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Tahiri.