Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Milovan Bozhinoviq, duke folur për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, tha se pritjet janë që kërkesat ndaj Serbisë do të rriten, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shtuar Bozhoviq se ‘Konteksti i ri është kriza e madhe botërore dhe ngjarjet që vetëm sa po përkeqësohen. Mesazhi është se BE-ja do të fokusohet në tri tema, përkatësisht marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën’,
Ish-ambasadori i Serbisë në Gjermani, Milovan Bozhinoviq, sot në televizionin K1, tha se hyrja e Serbisë në BE nuk duhet pritur në një të ardhme të afërt, sepse BE-ja është e “rënduar me problemet e saj, të cilat fillimisht duhet t’i zgjidhë për t’i zgjeruar”, në televizionin K1./Kosova Post/