Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar deri më tash vetëm dy takime në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, por u ngritën shumë pyetje se çfarë i sollën Kosovës këto dy takime, shkruan Kosova Post.
Por këtyre hamendësimeve iu jep fund , profesori Enver Bytyçi, i cili ka shkruar në Facebook, se këto dy takime në Bruksel i sollën Kosovës një pozicion të rëndësishëm.
Sipas profesorit, takimet e Kurtit në Bruksel e vunë delegacionin në balancë me atë serb.
“Po ju përgjigjëm shkurt: Po, këto dy takime sollën diçka shumë të rëndësishme. E vunë delegacionin e Kosovës në balancë me delegacionin e Serbisë. Hoqën ndjenjën e inferioritetit. Zhbënë praktikën që Beogradi të diktojë edhe agjendën e bisedimeve, edhe rezultatin e tyre, ka shkruar Bytyçi në Facebook
Postimi i potë:
Disa medie në Kosove kanë filluar te spekulojnë me pyetjen: Çfarë sollën dy takimet e para Kurti-Vuçiq?!
Për 11 vite nuk ia bënë këtë pyetje as Hashim Thaçit, as Isa Mustafës, as Skendës, por po ia bëjnë zotit Kurti tani kur nuk kanë kaluar dy muaj nga rifillimi i dialogut!
Po ju përgjigjëm shkurt: Po, këto dy takime sollën diçka shumë të rëndësishme. E vunë delegacionin e Kosovës në balancë me delegacionin e Serbisë. Hoqën ndjenjën e inferioritetit. Zhbënë praktikën që Beogradi të diktojë edhe agjendën e bisedimeve, edhe rezultatin e tyre.
Dhe mbi të gjitha, e kanë bindur botën e qytetëruar se nuk mund të ketë marrëveshje të padrejtë midis Kosovës e Serbisë. Nuk mund të ketë as ndryshim kufijsh e ndarje të Kosovës, as krijim të një shteti serb brenda territorit të saj!
Nuk është pak, apo jo?!