Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes sot në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Takimi Vuçiq-Stoltenberg ka nisur rreth orës 15:00, ndërsa për në orën 15:30 është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentit të Serbisë dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens, transmeton kk.
Me sekretarin Stoltenberg do të takohen edhe kryeministri Albin Kurti, ku pas takimit pritet të dalin në konferencën e paralajmëruar.
Takimi mbahet një ditë para atij të Brukselit, ku do të ballafaqohen kryeministri Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.