Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB -së Miroslav Jença , theksoi se se OKB -ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare dhe ka rëndësi të veçantë për çështjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe se Serbia gjithmonë do të përpiqet të respektojë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, transmeton Kosova Post.
Gjatë bisedës, Vuçiq gjithashtu “theksoi rëndësinë e pranisë së UNMIK -ut si garantues i neutralitetit të statusit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244”, njoftoi zyra për media e Presidentit të Serbisë.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se Serbia dhe OKB -ja janë partnerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, shkruan danas. Vuçiq tha se Beogradi mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.