Taksi fluturues: ‘Do të revolucionarizojë aviacionin’

Taksi fluturues: ‘Do të revolucionarizojë aviacionin’

Vertical Aerospace, një kompani me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2022, synon të shërbejë me  makinën fluturuese me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë, përcjell KosovaPost.

Sipas lajmit në gazetën Times modeli që kompania ka zhvilluar mund të udhëtojë deri në 160 kilometra, por ka për qëllim të arrijë këtë distancë prej 500 kilometrash derisa automjeti ajror të hyjë në shërbim.

Sipas BBC, kompania planifikon të marrë lejet e nevojshme brenda katër viteve për automjetin ajror që ka zhvilluar./KosovaPost.