Inspektoriati i komunës në Prishtinë, ka dënuar me nga 200 euro 15 taksistë, të cilët kanë pasur leje pune vetëm për komuna të tjera, transmeton Kosova Post.
“Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.
Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.
15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)!” – ka njoftuar Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Prishtinë.