Gazetaret në Afganistan janë ankuar këto ditë se talebanët nuk i lejojnë të zhvillojnë punën e tyre.
Shabnam Dawran, një nga moderatorët e lajmeve më të njohura në shtetin islamik, ka publikuar një video në “Twitter” ku tregon mënyrën se si e larguan nga zyra, edhe pse ishte e veshur me hixhab dhe kishte kartën e ID me vete.
“Regjimi ka ndryshuar. Nuk lejohet këtu. Shko në shtëpi”, mësoeht t’i kenë thënë luftëtaret gazetares.
Sakaq, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, në një intervistë të dhënë tha se gratë do të lejohen të punojnë, por brenda kufijve të ligjit islam.