Komentet e zyrtarëve të Pentagonit se disa anëtarë të qeverisë së përkohshme, “janë në listat e zeza të SHBA-së dhe ende janë objektiva” nuk janë “as në interesin e SHBA-së as të Afganistanit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Mujahid, transmeton Kosova Post.
Talebanët kanë akuzuar SHBA-në për shkelje të kushteve të marrëveshjes së Dohas dhe “përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Afganistanit”, shkruan AA.
Komentet e zyrtarëve të Pentagonit se disa anëtarë të qeverisë së përkohshme, përfshirë ministrin e Brendshëm në detyrë Sirajuddin Haqqani, “janë në listat e zeza të SHBA-së dhe ende janë objektiva” nuk janë “as në interesin e SHBA-së as të Afganistanit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid.
Haqqani, djali i ish-udhëheqësit talebanë dhe ministrit Jalaluddin Haqqani, është një person për të cilin ende SHBA ofron një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Mujahid pohoi se familja Haqqani është pjesë e talebanëve “dhe nuk ka një emër të veçantë ose strukturë organizative”.
Sipas marrëveshjes së shkurtit të vitit 2020 të nënshkruar në Doha nga talebanët dhe SHBA, të gjithë zyrtarët talebanë “pa asnjë përjashtim, duhet të ishin hequr nga listat e zeza të OKB-së dhe SHBA-së, një kërkesë e cila ende mbetet e vlefshme”, tha ai.
Pozicioni aktual amerikan është “një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Dohas, e cila nuk është as në interesin e SHBA-së dhe as të Afganistanit”, shtoi ai.
Talibanët dënojnë “në termat më të fortë” SHBA-në dhe vendet e tjera për “bërjen e deklaratave të tilla provokuese dhe përpjekjen për të ndërhyrë në punët e brendshme të Afganistanit”, thuhet në deklaratë.
“Vërejtje të tilla nga zyrtarët amerikanë janë një përsëritje e eksperimenteve të dështuara në të kaluarën dhe këto pozicione janë të dëmshme për Amerikën”, tha zyrtari taleban, duke shtuar: “Ne bëjmë thirrje që këto politika të pasakta të përmbysen menjëherë përmes ndërveprimeve diplomatike”.