Tallet me kundërshtarin se është i shkurtër, tensionohet situata në ndeshje (Video)

Tallet me kundërshtarin se është i shkurtër, tensionohet situata në ndeshje (Video)

Edhe pse në një ndeshje miqësore, tensionet nuk kanë munguar gjatë takimit të luajtur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Ishte minuta e 65-të kur mbrojtësi amerikan Matt Miazga u përfshi në një duel me kundërshtarin e tij Diego Lainez.

Mbrojtësin nuk e mbajtën nervat dhe i drejtohet kundërshtarit të tij, duke ia bërë me dorë se është i shkurtër dhe nuk mund të grindet me të.

Ky veprim solli irritimin edhe të pjesës tjetër të lojtarëve.

Në fund ishte SHBA që arriti të fitojë me një gol të vetëm të shënuar nga Tyler Adams.