Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon sonte në orën 20:00 pritet që të vijë në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.