Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.
Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shqetësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga një lum, raporton abcnews.al.