Mesfushori i Baselit i është përgjigjur negativisht ftesës së trajnerit Reja, për të veshur fanellën kuqezi.
Mesfushori 30-vjeçar, Taulant Xhaka, ka refuzuar t’i bashkohet ekipit Kombëtar kuqezi, duke iu përgjgjur negativisht ftesës së trajnerit Edi Reja.
Nuk është rasti i parë i kapriciove të mesfushorit të Baselit, i cili mungon në Kombëtare së Shqipërisë që nga 9 tetori i vitit 2019, kur ishte në rolin e lojtarit rezervë në ndeshjen ndaj Islandës. Pas atij takimi, ai i është përgjigjur negativisht edhe një ftese tjetër të trajnerit Reja, me justifkimin e dëmtimit.
Në vitin 2017, sërish kemi një përgjigje negative ndaj festës së trajnerit, që më pas e detyroi mesfushorin Xhaka të përgënjeshtronte mediat dhe të sqaronte se do të ishte gjithmonë i gatshëm për kuqezinjtë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
‘Top-Channel’ ka mësuar se Edi Reja, trajneri aktual i Kombëtares, i ka dërguar ftesë për arsyet e gjëndjes së tij të mirë sportive dhe problematikave me dëmtimet, më kryesori në atë sektor, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka sërish refuzon.
Nuk janë të qarta arsyet zyrtare të refuzimit, por gjithsesi, emri i Taulant Xhakës nuk është më në listën e trajnerit Edi Reja për tri ndeshjet zyrtare eliminatore për fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.