Tayna publikon këngën e re ‘Sorry’

E-mail: kosovapost.net@gmail.com

Reperja Tayna ka befasuar fansat me publikimin e këngës së saj të re pa paralajmërim.

“Sorry” titullohet kënga e re e reperes, e cila është e zhanrit R&B dhe hip-hop.

Kënga është realizuar nga Cricket, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna ashtu si në çdo këngë tjetër të saj.

“Sorry” është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst, gjersa reperja nuk ka bërë të ditur nëse planifikon t’ia realizojë edhe klipin.

Kjo këngë i pason hitit “Sicko” të cilën ajo e publikoi muaj më parë.

Tayna vazhdon të jetë aktive edhe me mbrëmje muzikore të shumta, ku gjithmonë pritet mirë nga publiku shqiptar. 

Të ngjajshme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat