Deri më 20 janar, në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndodheshin 1 mijë e 760 persona të burgosur.
Këtë e bëri të ditur, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1760 persona të burgosur, prej tyre 1111 janë të dënuar, ndërsa 649 janë të paraburgosur”, tha ai.
Deri tani, 93% e të burgosurve janë të vaksinuar, derisa ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë.
Gashi tha se nuk ka asnjë të infektuar me COVID-19.
“Aktualisht, 98% e të burgosurve janë vaksinuar, procesi i vaksinimit po vazhdon për pranimet e reja, ndërsa ka filluar edhe dhënia e vaksinës së tretë. Aktualisht asnjë i burgosur nuk është i infektuar me Covid -19”, tha ai .
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka shtrënguar masat anti-Covid nëpër burgje pas rritjes së rasteve gjatë ditëve të fundit.