Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 890 mijë kosovarë

Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 890 mijë kosovarë

1 milion e 890 mijë e 952 persona kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në Kosovë.

Të gjithë këta votojë në 38 komuna që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 505 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 204 kandidat që pretendojnë të parin e qytetit të tyre dhe 6887 kandidatë për kuvendet komunale, njofton Klan Kosova.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga mediat, organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Europian si dhe disa ambasada të vendeve të ndryshme në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së është 33 mijë e 200, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, për mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket aspektit të sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës, kurse për luftimin e parregullsive dhe manipulimeve, janë angazhuar edhe shumë prokurorë.

Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë./l.n/

 

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka