Të apasionuar pas emrave të mëdhenj të letërsisë botërore, jeni gati për të parë shembjen e çdo miti tuaj?
Të paktë janë ata që mund të habiten me faktin se Edgar Allan Poe u rrit dhe mësoi matematikë në një varrezë duke bërë mbledhjen, zbritjen, shumëzimin, pjesëtimin etj, në pllakat përkujtimore, por cfarë të themi për Louisa May Alcott, autorja e novelës së famshme “Gra të vogla” dhe për varësinë e saj nga opiumi?
Lordi Bajron ishte një ‘pijanec’ i madh. “Uji dhe xhini janë muza ime, burimi i frymëzimit tim”, deklaronte ai.
Po që J.D Salinger pinte, dhe në sasi të mëdha, urinën e vet, megjithëse prezumohet se këtë e bënte për qëllime studimore në fushën e mjekësisë? E më pas vijnë pyetjet pa përgjigje, akuzat asnjëherë të vërtetuara; çfarë bënte Lewis Carrol me vajzat minorene?
Pas “Jeta sekrete e artistëve të mëdhenj”, Electa ka hedhur në treg “Jeta sekrete e shkrimtarëve të mëdhenj”, një libër-rrëfyes me karikatura satirike që përshkruan me fakte reale dhe anekdoda veset e disa prej emrave më të mëdhenj të letërsisë botërore.
39 është lista e përfshirë në këtë botim, që nga William Sheakspeare e deri tek Thomas Pynchon, shkrimtar i ditëve tona. Cdo shkrimtari i dedikohet një përshkrim i shkurtër me të dhënat personale, shenjët e zodiakut, veprat kryesore, stilin letrar dhe citimet e famshme.