Fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, do të rinumërohen sërish, transmeton Kosova Post.
Ky vendim është marr nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Vendimi ka ardhur si rrjedhojë e ankesës së bërë nga kandidati për asamble në këtë komunë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Xhevdet Maloku, bashkë me 119 kandidatë të tjerë.
Në vendim shkruan: “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumëroj të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë nga të gjitha subjektet politike. Rezultati i cili del pas rinumërimit të fletëvotimeve në vendvotimet të cituara si në pikën II të diapozitivit të këtij vendimi të përfshihen në rezultatin përfundimtar”.
Vendimin e ka bërë publik vetë Makoku: