Kosova dhe Izreali do të hyjnë të hënën e 1 shkurtit në një etapë të re historike duke nënshkruar kështu formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën.
Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se formalizimi do të bëhet me një ceremoni virtuale.
Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar ajo.
“Ne po shohim mundësitë që kemi përpara, që të presim në vizitën e parë zyrtare në Izrael, ministren e Punëve Jashtme të Kosovës. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem”, u tha në përgjigjen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, e drejtuar nga Gabriel Ashkenazi.