Njerëzit që jetojnë në qytetin verilindor Kharkiv mëngjesin e sotëm kanë thënë BBC-së se si është të jetosh nën bombardimet ajrore ruse, përcjell KosovaPost.
Glib Mazepas, i cili jeton në qendër të qytetit thotë se ka pasur “bombardime të rënda” gjatë natës nga një aeroplan që qarkulloi tre herë përpara se të godiste rreth 1 km (0.6 milje) nga shtëpia e tij.
Ai përshkroi gjithashtu momentin kur dëgjoi sulmin me raketa të djeshme në Sheshin e Lirisë në Kharkiv
“Ishte një zë fishkëllimë mbi kokat tona… pastaj bum. Mbaj mend që shtëpia jonë nuk po dridhej aq shumë sa po dridhej nga e majta në të djathtë, për rreth pesë sekonda. Ishte një ndjenjë shumë e çuditshme.”
Tutje ai deklaron se çdo zhurmë që dëgjon tani ai supozon se mund të jetë një sulm rus.
“Dje gruaja ime po ngrohte diçka me mikrovalë. Dhe unë u tremba sepse mendova se ishte një lloj sulmi.”
“Ju mësoheni shumë shpejt me luftën, më besoni. Është çështje një ose dy ditësh. Nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte kështu.”
Mazepas tutje shtoi se është mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare, por dëshiron që NATO të shkojë më tej duke vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
“Ju lutemi mbyllni qiejt për raketat ruse dhe për aeroplanët rusë. Sepse ata thjesht do të bombardojnë të gjithë qytetin deri në hi.”