Rreth 1.500 anëtarë të shërbimeve të shpëtimit janë duke kërkuar të zhdukurit nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe grumbullin e gurëve në vendin e famshëm turistik.
Të paktën 80 persona llogariten ende të zhdukur pas rrëshqitjeve shkatërruese të dheut gjatë fundjavës në qytetin bregdetar japonez Atami, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rreth 1.500 anëtarë të shërbimeve të shpëtimit janë duke kërkuar të zhdukurit nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe grumbullin e gurëve në vendin e famshëm turistik, raportojnë mediat lokale.
Rreth 130 shtëpi dhe ndërtesa u shembën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Të paktën tre njerëz humbën jetën dhe rreth 550 u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në hotele dhe qendra strehimi.
Sipas informacionit zyrtar, të paktën 23 persona u shpëtuan gjatë fundjavës.
Atami është një vendpushim i pazakontë bregdetar në prefekturën Shizuoka, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Tokios. Zona e prekur, Izusan, përfshin burime të ujit të nxehtë, zona banimi, si dhe një vend të shenjtë të famshëm.