Revista “National Interest” në një artikull të saj ka shkruar se Italia me çmimin e ulët të tatimeve po i inkurajon të pasurit ndërsa Nju Jorku po i largon ata me çmimin e lartë të taksave të ndryshme.
“Tre vite më parë, Italia ka vendosur në zbatim një sistem tatimor tërheqës për inkurajimin e personave shumë të pasur të cilët në vit duhet të paguajnë vetëm 100 mijë euro në mënyrë stabile dhe tëndryshueshme. Sipas statistikave më të fundit, në vitin tatimor 2019, 421 persona super të pasur janë tërhequr nga politika tatimore interesante e Italisë dhe janë vendosur në Itali. Ndërkohë në Nju Jork, qyteti me numrin më të madh të njerëzve të pasur në vitin 2920, ka ndryshuar gjendjen politike në dëm të njerëzve të pasur. Në prej këtyre ndryshimeve mund të vërehet në politikën e banimit në qytetin e Nju Jorkut. Demokratët majtistë si Aleksanderia Okasiv Kurtez, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës nga Nju Jorku, ka filluar një fushatë kundër njerëzve të pasur. Gjithashtu disa media amerikane në mënyrë të vazhdueshme po publikojnë materiale polemike në lidhje me emigrimin e njerëzve të pasur dhe largimin e tyre nga Nju Jorku për shkak të përhapjes së virusit Korona dhe kjo ka shtuar zemërimin e qytetarëve”.
Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë shteti më i goditur nga Covid-19.
Shteti I Amerikës Veriore numëron deri mbi 510 mijë viktima, thuajse 1/5-ta e vdekjeve botërore, raporton Ora News.
Por për të ilustruar më mirë dramën “Covid-19” në SHBA, mjafton një krahasim shifrash me viktimat e tre luftërave: Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe asaj në Vietnam.
Sipas New York Times, as në këto tre luftëra të marra së bashku nuk kanë humbur 510,016 qytetarë si tani prej pandemisë.