Armando Broja ka tërhequr sërish vëmendjen. Këtë herë sulmuesi e ka bërë gjatë një seance .
Southampton ka postuar një video ku nuk mungojnë të qeshurat pas asaj që i ndodhi sulmuesi nga Malësia e Madhe që luan për Shqipërinë.
Broja, gjatë një ushtrimi në stërvitje, realizoi me goditjen e parë gol, kurse më pas e majta e tradhtoi dhe përfundoi i shtrirë.
Të qeshura, ndërkohë që ndonjë lojtar edhe u tremb mos Broja u dëmtua. Sulmuesi u çua menjëherë dhe vazhdoi përgatitjet.