Një veturë, e markës Audi, është kapluar nga flakët. Rasti ka ndodhur tek “Rrethi i flamurit”, në Prishtinë, transmeton Kosova Post.
Siç shihet në videon e siguruar Kosova Post, ndërsa vetura e kapluar nga zjarri digjet, të tjerat i kalojnë pranë, pa e pasur drojën se ajo mund të eksplodojë.
Në momentin kur është realizuar incizimi, nuk shihen policët e as zjarrfikësit.
Po ashtu, nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te kaplimi nga flakët i veturës në fjalë, e as nëse ka të lënduar./KosovaPost/