Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka thënë se edhe Komuna e Pejës do ta vendosin fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.
Por kur është pyetur se fotografinë e kujt e mbanë në zyrë, ai ka thënë se e mban të Rugovës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Jo jemi tu e prit fotografinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Qashtu ka shkuar, e kanë dërguar në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”, tha ai në Kanal 10.