Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida

Pak minuta më parë BBC ka njoftuar se ka raportime për viktima pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Parkland në Florida.

Policia u është përgjigjur raporteve se në vendin e ngjarjes gjendet një sulmues.

Zyra e sherifit në Broward ka thënë se është duke “punuar në incidentin në zhvillim” që ka ndodhur në shkollën e mesme, Stoneman Douglas.

“Ka raportime për viktima”, është thënë në njoftim duke u bërë thirrje personave të anashkalojnë zonën.

Disa media amerikane kanë raportuar se 20 persona ka mundësi të jenë plagosur, ndërsa disa prej tyre janë evakuuar.

Një bashkëpunëtor lokal i Fox News ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra.

Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë disa nxënës derisa largohen në grupe të vogla.

Departamenti i policisë përmes një njoftimi në Twitter ka treguar disa udhëzime për mësuesit dhe nxënësit se si “të izolohen derisa policia t’i arrijë ata”.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale.

Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia.

“Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo.

Kongresmeni, Ted Deutch, I cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me shefirin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese. /rel/.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti