Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri, plagosen dy persona

Policia raporton se mbrëmë në Prishtinë në lagjen “Ulpiana” një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë viktima si dhe një kalimtar rasti.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e cila dyshohet se i përkiste njërit nga viktimat e plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati. kp

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh