Një person nga Istogu ka thënë se dikush kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, derisa ishte në veturë, sot gjatë mesditës në rrugën “Nëna Terezë”.
Këtë për KlanKosova.tv. e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Gashi ka shtuar se polica është duke e hetuar rastin në fjalë.