Në parkingun e një kafeterie në magjistralen Ferizaj-Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
“Rr. Magjistrale Ferizaj – Shkup 01.05.2022 – 03:40. Është raportuar se në parkingun e një kafiterie ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjete dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.