Një person i panjohur hapi zjarr ndaj studentëve dhe pedagogëve në ndërtesën e Universitetit të Perm, një qytet rus në Urals, raportojnë mediat ruse, transmeton Kosova Post.
Universiteti i Perm tha se katër persona u plagosën. Ata u bëjnë thirrje studentëve në kompleksin universitar që të mbyllen në klasa.
Agjencia Interfax, duke cituar një burim raportoi se kishte të vdekur në ambulancë, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim të atij informacioni, raporton N1.
Pas të shtënave , shihet nga videot se si studentët tentojnë të ikin nga ndërstesa përmes dritarve.sh.o./Kosova Post/
https://twitter.com/jaobiden/status/1439857310277324801