Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “sigurojë ndihmë ekonomike për popullin e Afganistanit”, transmeton Kosova Post.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “sigurojë ndihmë ekonomike për popullin e Afganistanit”, shkruan AA.
Sipas lajmit në “Radio Pakistan”, thuhet se kryeministri Khan ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Afganistan.
Në bisedën me homologët e tij, Khan vuri theksin se Pakistani ka biseduar me liderët afganë dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë në kontakt. Ai i bëri thirrje botës për sigurimin e ndihmës humanitare për popullin e Afganistanit.
Duke tërhequr vëmendjen për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit afgan, Khan tha se dakordimi gjithëpërfshirës politik është rruga më e mirë për të vepruar në të ardhmen.
Procesi i dominimit të talebanëve në vend
Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.
Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në Afganistan.
Duke rrethuar kryeqytetin Kabul, talebanët morën kontrollin e qytetit pa konflikt pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi më 15 gusht.