Përderisa bota kishte kthyer sytë kah grupet e shpëtimit të cilat edhe natën e kishin bërë ditë pune duke u munduar në çdo mënyrë ta shpëtojnë jetën e fëmijut 5 vjeçarë i cili për 5 ditë me radhë morri vëmendjen e tërë opinionit ndërkombëtar.
Rejani me pafajsinë e fëmijut duke lozur kishte rënë në një bunar të ngushtë por të thellë 33m e i cili sa shkonte teposht ngushtohej. Pas përpjekjeve të pasukseseshme lokale të shpëtimtarëve ndërhynë shteti Marokian me tërë potencialin e vet ushtarak etj. Madje atyre u ofrohet ndihmë ndërkombëtare ngase rasti veçmë kishte pushtuar mediat botërore në shumicën e gjuhëve.
Dhe këtu na shpërfaqen disa të vërteta të cilat realisht nuk kërkojnë edhe aq syprehtësi për tu parë por megjithatë po i rradhisim si përkujtim:
1. Humanizmi megjithatë nuk ka vdekur komplet edhe pse është atakuar nga materializmi i cili ka kohë që e ka lënë në hije për mos të thënë se i ka shkaktuar vdekje klinike e cila kërkon kësi raste për të na e kujtuar neve të bijëve të shekullit 21 se para së gjithah dhe mbi të gjitha jemi njerëz.
2. Hipokrizia e shteteve të fuqishme dhe prijësve të tyre ska kufi. Përderisa me qindra e mijëra fëmijë edhe tani po ngrihen nëpër kampet e refugjatëve sirian përçdo ditë, madje edhe përfundi urave në kryeqytetet e tyre ata po derdhnin lotët e krokodilit për Rejanin e pafajshëm. Vërtetë e neveritshme.
3. Fuqia e mediave dhe e fokusit të tyre edhe njëherë na u rikujtua të gjithëve. Pas vëmendjes mediatike saherë po pason edhe vëmendja e vendimmarrësve kombëtarë e ndërkombëtarë. Prandaj sikur në këtë rast që media ishte pjesë e së mirës herë të tjera të shpeshta bile bëhet pjemarrëse ose edhe vetiniciuse e të keqes.
Prandaj gazetarët dhe të gjithë punëtorët e këtij sektori duke pasur parasysh “pushtetin” me të cilin disponojnë duhet ta kenë parasysh se do të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre edhe atë detajisht. Kështu që varësisht cilës kauzë i shërbejnë të vëretetës apo gënjeshtrës, drejtësisë apo padrejtësisë do të shpërbleben ose ndëshkohen në Ditën e Gjykimit.
4. Gabime të vogla teknike të neglizhimeve, sikur mbyllja e vrimës së atij pusi pasi që ska dal ujë dhe ka qenë i panevojshëm të mbetet i hapur, mund të jenë tepër të kushtueshme madje me dëme të pariparueshme.
Prandaj, pa e përzi Kaderin siç kanë dëshirë neglizhuesit duhet dhënë llogari të gjithë përgjegjësit në mënyrë që të mësohemi të merr përgjegjsi çdo kush aç sa i takon.
5. E Fundit por jo assesi nga rëndësia është e vërteta e jetës dhe vdekjes se pavarsisht shkaqeve të njërës dhe tjetrës ato ndodhin veç me lejen dhe urdhërin e Zotit fuqiplotë.
Për 5 ditë me radhë Rejani 5 vjeçarë jetoi në atë thellësi me ato pak mjete jetese si osigjen e ujë për aq sa mund ti arrinte në atë thellësi. Ndërsa pasi që nxirret nga ajo vrimë dhe del tek duartë botës së gjerë e cila kishte kthyer sytë kah ai që tia lehtësoj jetën ai vdiq! Helikopteri transportues për në spital megjithatë nuk ishte mjaftueshëm i shpejt që të shpëtoj jetën e këtij voglushi, ngase afati i afatizuar i të vërtetës së hidhur- vdekjes kishte arrit, prandaj nuk vlejnë të gjitha orvatjet. Megjithë atë përpjekjet Zoti i shpërblen ashtu diç shpresojmë ti shpërblejë edhe prindërit e voglushit për durimin dhe përballjen këtë sprovë të rëndë.
Ndërsa për krejt këta mizorë të cilit derdhin lotët e krokodilit për një fëmijë të vetëm a mbyllin sytë përball mijërave të tjerëve të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje edhe më të mjerueshme sesa Rejani jemi të bindur se ata i pret një dënim i dhimbshëm. “E assesi mos mendo se Allahu është i pakujdsshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët. Ai vetëm po i afatizon ata për Ditën kur sytë shtangen ( nga trishtimi që shohin)” Kur’an 14:42