Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka konfirmuar për FrontOnline, Ismajl Kurteshi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
“Po kemi arrit marrëveshje me PDK-në, për të tjerat do të informoheni gjatë seancës e cila do të mbahet sot, është shprehur shumë shkurt Kurteshi.
Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet sot në ora 15:00.